Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, për veprën penale: ‘Rrezikimi i trafikut publik’, i dënuar me një (1) vit burg.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: H.I. i lindur me 1951, m/k/sh, i cili është i dënuar me një (1) vit burg.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.
Gjatë periudhës kohore nga data 01.02.2020 deri me datën 10.02.2020, janë arrestuar njëzet (20) persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, nga këta dymbëdhjetë (12) persona të dënuar me dënime efektive me burg dhe atë nga dënimi me gjobë e deri në katër (4) vite burgim.
/arbresh.info/
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku