Arrestohet një person në lidhje me rastin e vdekjes së puntorit në Veternik

08:43 | 6 Prill 2025
E.H

Një 40-vjeçar ka humbur jetën të shtunën në Prishtinë dhe një tjetër është lënduar si pasoj e shembjes së dheut.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se gjatë punimeve në një objekt ndërtimi është shembur dheu dhe i ka nxënë të dy personat, shkruan Arbresh.info.

Sipas policisë, ekipet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerr personat nga gropa të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.

Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Gjilani, Prishtinë / 05.04.2025 – 12:00. Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Shpërndaje në rrjete sociale