Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimet se i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore një polici.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur pasi policia i ka kumtuar të dyshuarit se i njëjti duhet t’i nënshtrohet kontrollit policor, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një automjet dhe pasi i është kumtuar se duhet t’i nënshtrohet kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit