Një person është arrestuar të dielën në Gjilan pasi që pas mbylljes së qendrave të votimit nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i njëjti ka tentuar të sulmoj zyrtarin policor, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjilan 09.02.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...