Një person është arrestuar në Gjilan për shkak se dyshohet se ka mashtruar në fitimin e një tenderi në këtë komunë.
Mashtrimin, ai e kishte bërë me një dokument të falsifikuar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, A.K. dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar, siç thuhet, kinse të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, me të cilin dokument ka aplikuar dhe e ka fituar një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit, përcjell arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kod it Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale