Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kultvimin e bimëve narkotike në një fshat të Kaqanikut.
Sipas policisë, gjatë një aksioni policor të zhvilluar sot në fshatin Soponicë – Kaçanik, respektivisht në dy shtëpi të dyshuarit gjatë kontrollit janë gjetur provat materiale si në vijim:
-katër bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë rreth 20 cm.
–substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 10.6 gram,
-80 copë qese najloni të zbrazëta,
-një pako me rizlla (letër për mbështjellje të marihuanës),
-një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 17.2 gram,
-një thes najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë neto 486 gram,
– substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 89.4 gram
– një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.2 gram,
-substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 10.75 gram ( e vendosur ne shishe plastike,
-një thikë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin pas përfundimit të kontrollit është kontaktuar prokurori kompetent i cili është njoftuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore në teren, ku me autorizim të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...