Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bërnjak, Zubin Potok një person ka refuzuar t’i jap zyrtarëve policor dokumentet, më ç’rast ka tentuar edhe të largohet me veturën e tij.
Sipas policisë, i njëjti kishte rezistuar edhe arrestimin e tij dhe kishte sulmuar fizikisht policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...