Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është informuar më datën 11 shkurt 2020 rreth orës 02:30 se në rr. “Zahir Pajaziti” në Istog kishte të shtëna me armë zjarri. Një person i dyshuar kishte shtënë në drejtim të viktimës i cili ishte pranë shtëpisë së tij.
Njësiti policor nga stacioni policor në Istog menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar viktima në drejtim të të cilit kishte shtënë i dyshuari, me ç’rast viktima dyshohet se ka pësuar plagë në pjesën e qafës nga arma e zjarrit. Po ashtu nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së viktimës.
Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes për të vazhduar me shikim, ndërsa viktima i shoqëruar nga policia është dërguar menjëherë me autoambulancë për ndihmë mjekësore, në QKMF në Istog, më pas sipas udhëzimeve mjekësore në Spitalin Rajonal në Pejë dhe sipas mjekëve ishte jashtë rrezikut për jetë.
Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe personi i dyshuar është arrestuar. Arma me të cilën dyshohet se është përdoruar në rast është gjetur në veturën e të dyshuarit dhe është sekuestruar si provë me të cilën mendohet se është kryer vepra.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit e hetimeve rajonale, për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. /arbresh.info/
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...