Policia e Kosovës, konkretisht sektori i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, me datën 2 mars 2020, gjatë punës hetimore në rastin ‘dhunë në familje’, ka arritur të zbulojë se i dyshuari A. Sh. i lindur në vitin 1955 m/k/sh/ ka në posedim një pushkë automatike AK-47.
Pas këtyre informacioneve në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me pëlqimin e të dyshuarit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• një (1) pushkë automatike M47
• dy (2) karikatorë të pushkës automatike dhe
• pesëmbëdhjetë (15) fishekë cal.7.62×39
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Deçan, me ç’rast është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe pas këtyre veprimeve i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës