Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, dje ka pranuar informatë se ne një lokal ne fshatin Kotradiq-Pejë, janë disa persona të dyshuar.
Me të marrë informatën e lartcekur, njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, dhe gjatë bastisjes, tek personi i dyshuar:
• A.K. i lindur me (1995) m/k/sh
Është gjetur dhe konfiskuar:
• një (1) pistoletë e tipit “TT” cal 9mm,
• një (1) karikator i të njëjtës armë,
• shtatë (7) fishek 9mm.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhë është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...
Prej të zezës, në të bardhë… hiq s’po e ndalim. Artmotion… k...
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale