Sot, nga njësiti i hetime të stacionit policor Jugu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje, shkruan arbresh.info.
“Rasti ka ndodhë me datën 02.04.2022, në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (sprej) dyshohet të ketë kryer grabitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar është K.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar ku është gjetur një sprej si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si provë se personi në fjalë është i përfshirë në rastin fjalë./arbresh.info/

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë