Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për “Falsifikim Parash”.
Siç bëhet e ditur në njoftimin nga policia, një qytetar nga Peja e kishte denoncuar atë, pasi kishte pranuar një shumë prej 9 mijë dollarësh amerikanë në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash.
“Pas dyshimeve për autenticitetin e parave, qytetari ka raportuar rastin tek autoritetet kompetente, dhe pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar nga qyteti i Pejës, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të Parasë” sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, thuhet se shuma e parave të sekuestruara është 9,000 dollarë amerikanë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Pejës është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, do të vazhdojë të ndjekë me prioritet çështje të tilla për të garantuar sigurinë dhe integritetin financiar të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/


Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga m...
“Jam Albini pushkë me qitë”, Konjufca thotë se po e dëgjon ...
Evropianët propozojnë një forcë shumëkombëshev në Ukrainë