Drejtoria për Hetimin me Narkotikë (DHTN), me datën 24.11.2018 përmes rrugëve operative ka pranuar informacionin se në një shtëpi në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan, do të bëhet shitblerje e substancave narkotike.
Sipas njoftimit për media pas verifikimit të informacionit dhe identifikimit të lokacionit të saktë, në konsultim me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, rreth orës 20:15 është kontrolluar (bastisur) një shtëpi, në bodrumin e së cilës janë gjetur 5 kg. e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë e cila ka qenë e paketuar në 5 paketime, e vendosur në një valixhe sportive.
“Lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar, SH .Z, shtetas kosovar. Pas hetimeve fillestare është arritur të kuptohet se në rast është i përfshirë edhe një person shtetas i Serbisë i cili për momentin gjendet në arrati. Substancat narkotike janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore për Krime të Rënda në Gjilan”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...