Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.10.2022, rreth orёs 10:00, ёshtё njoftuar se nё njё shkollё private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё ka ndodhur njё incident.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё pёrleshje nё mes tё dy nxёnёsve (tё mitur) tё kёsaj shkolle, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot është arrestuar i dyshuari ( i mitur). Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 24-orё. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë