Një i mitur është arrestuar në Lipjan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë dy të mitur tjerë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor, përcjell Arbresh.info/
Ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.
“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 08.02.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...