Policia e Kosovës raporton për arrestimin e një personi të dyshuar për plagosje.
Personi i dyshuar pas ngjarjes që ka ndodhur me datën 17 janar 2020, është larguar nga vendi dhe ka qenë në arrati.
Raporti i plotë:
Lidhur me rastin e ndodhur me datë 17 Janar 2020, hetuesit policorë sot kanë arrestuar personin e dyshuar lidhur me këtë vepër penale.
Rasti ka ndodhur në një restorant në fshatin Babush, KK Ferizaj , ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (m/sh/K) 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I.(m/sh/k) 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë në arrati.
Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.
Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit,i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...