Një i dyshuar është arrestuar për tentim vrasje në Dragash, pasi ka plagosur ish-vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje për divorcin me vajzën e tij.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se arma e përdorur është sekuestruar dhe viktima është në trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Prizren
Njoftimi i plotë:
Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast.
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...