Është arrestuar sot një person i dyshuar se sulmoi forcat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me 29.05.2023 në Zveçan.
Ndaj të dyshuarit me inicialet D.D është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për disa vepra penale, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:
• Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
• Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
• Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
• Sulm ndaj personit zyrtar
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Arbresh.info
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...