Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.
Sipas njoftimit për media, Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestar të Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka marrë leje për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.
“Me datë 08.11.2018 në ora 15:10 Sektori i DHTN Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit. Gjate kontrollimit nën kulm te shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substance të dyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 5 kg e 260 gram. Për rastin në fjale i dyshuari: A.G. viti i lindjes 1983, m/k/sh, me aktvendim të prokurorit kujdestar të Krimeve të Renda është dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...