Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë

10:36 | 29 Mars 2026
E.G

Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një person të dënuar për veprën penale “Pastrim i parave”, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e autorëve të veprave kriminale.

Bëhet fjalë për B.SH., mashkull 46-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar më parë me 1 vit e 4 muaj burg për këtë vepër.

Pas arrestimit nga njësitë e Stacionit Policor Jugu, ai është dërguar për të vuajtur dënimin.

Shpërndaje në rrjete sociale