Një grua është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga fëmijët ka marrë edhe trajtim mjekësor.
“Ferizaj 05.11.2025-14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Njeri nga viktimat ka pranuar tretman mjeksor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info