Policia e Kosovës në Fushë Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person të dyshuar për grabitje, që ka ndodhur më 11 mars në një market.
Sipas informacioneve të policisë, e dyshuara, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë një shumë parash punëtores së marketit.
Ajo është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.
“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: femër 32 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë