Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi që e njëjta dyshohet se ka hyrë ilegalisht në vend duke iu shmangur karantinimit të detyruar.
Policia bën të ditur se femra e dyshuar gjendet në shtëpi dhe pritet të dërgohet në karantinë.
“Rr. Donikë Kastrioti, Prishtinë 03.04.2020 – 13:00. Është informuar se një e dyshuar femër kosovare dyshohet se ka hy në mënyrë ilegale në vend për t’iu shmangur kontrollit mjekësor në kufi (karantinimit të detyruar). E njëjta është në shtëpi dhe pritet të merret nga njësiti i QKUK-se për ta dërguar në karantinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, çdo qytetarë që kthehet në Kosovë është i detyruar të qëndroj në karantinë 14 ditë, e më pas atyre iu bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur nga COVID-19.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...