Është arrestuar një burrë nga qyteti i Vitisë, nën dyshimin se është i involuar në rastin për disa vjedhje.
Siç mësohet nga njoftimi i Policisë, i dyshuari B.H(1988) dyshohet se me 24.10.2023, i dyshuar në fshatin Stubëll e Epërme ka depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës ku ka arritur që të vjedhje stoli ari dhe sende të tjera në vlerë të konsiderueshme.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e bazuar se i njëjti me datën 24.10.2023 në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në qytetin e Vitisë dyshohet se është i involvuar në rastin e vjedhjes së një automjeti me targa vendore, po ashtu dyshohet se me po të njëjtën datë ky i dyshuar në fshatin Stubëll e Epërme duke depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës ku ka rritur që të vjedhje stoli ari dhe sende të tjera në vlerë të konsiderueshme”, bën të ditur njoftimi.
Tutje, në cilësi të provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur i cili pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.
Ndërsa i dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Vjedhje’’ dhe ‘’Vjedhje e rëndë’’./Arbresh.info/
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...