Në fshatin Nobërgoshtë të Prizrenit është arrestuar një person i dyshuar për posedim të substancës narkotike.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull me kombësi boshnjake, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e tij janë gjetur: 12 qese të tejdukshme me pluhur që dyshohet të jetë substancë e dyshuar narkotike, një qante me tri shishe plastike me mbetje lëngu, dy shiringa, një bocë e vogël një kavanozë plastike me 12 paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një palë dylbi, 4 telefona celular, 5 matëse –termometra, 4 ventilator, një furrë për tharjen e substancave, 15 reflektorë , një mulli për bluarje, një korrektor rryme dhe disa vazo për mbjelljen e substancave si dhe një armë zjarri e llojit CZ- me një karikatorë me dy copë fishekë të cal.7.65m.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës