Policia e Kosovës ka arrestuar një 35- vjeçar në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut, i dyshuar për një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore.
Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 23 dhjetor, rreth orës 21:10.
“Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policorë identifikuan dhe më pas me datën 17.01.2025 kanë arrestuar të dyshuarin P.L. (M/K), 35 vjeç, i cili me vendim të prokurorit të shtetit ishte ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, bën të ditur policia.
Ndërsa në vazhdën e hetimeve , hetuesit policorë sot më 21.01.2025 kanë arrestuar edhe personin tjetër F.L.(F/K) e moshës 28 vjeçe , të cilën e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...