Një 19-vjeçare është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për vjedhje identiteti dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.
“Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, A.H. femër, 19-vjeçare, e dyshuar për veprat penale shpërdorim i pasurisë së huaj, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes. Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se e njëjta dyshohet se duke përdor dokumentet ( identitetin) e një personi tjetër, ka marrë me qira dhe ka vozitur një automjet për një kohë të caktuar, të cilin e kishte braktisur pasi kishte shkaktuar një aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.
E dyshuara, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...