Është arrestuar ngasësi i automjetit i cili ka goditur për vdekje një 19-vjeçar në Arllat të Drenasit.
Siç bënë të ditur policia, aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa i dyshuari është arrestuar këtë të mërkurë.
“Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull, 19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat”, thuhet në komunikatën për media.
“Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident”, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimi bëhet e ditur se është dërguar në mbajtje.
“Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi./arbresh.info/
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës