Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi u ka ofruar ryshfet zyrtarit policor dhe doganierit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari i ofroi 1000 lekë shqiptare zyrtarit policor dhe doganierit 10 euro, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...