Policia e Stacionit në Shtime ka arrestuar personin e kërkuar E.M. (32 vjeç), i dyshuar për kanosje dhe i shpallur në kërkim për disa raste penale.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se reagimi i policisë erdhi pas një ankese të paraqitur nga një qytetar, ku u raportua se i dyshuari e kishte kanosur atë.
“Pjesëtarë të policisë të udhëhequr nga komandanti i stacionit kanë nisur kërkimin e tij. Rreth orës 13:30, policia mori informatë se i dyshuari, së bashku me një të afërm ishte paraqitur në shtëpinë e ankuesit. Gjatë tentimit për tu larguar me një veturë të tipit ‘Pick-up’, E.M. kishte shfaqur një armë zjarri (pistoletë) dhe është arratisur drejt zonës malore të fshatit Zborc”.
“Fillimisht policia ka arrestuar M.M. (43 vjeç), i cili dyshohet se e ka ndihmuar të dyshuarin gjatë arratisjes. Më pas, me vendosjen e njësive policore në zona strategjike në fshatin Carralevë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari kryesor, pa u rrezikuar pjesëtarët e policisë”, thuhet në njoftim.
Policia theksoi se gjatë kontrollit tek E.M. është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri me disa fishekë.I dyshuari ka qenë në kërkim për: posedim të narkotikëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lëndim të rëndë trupor nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe vrasje të mbetur në tentativë, rast i hapur nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.
Ndërsa ndaj të dyshuarit M.M është iniciuar rasti “Ofrimi i ndihmës pas kryerjes së veprës penale”Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...