
A close-up photo of police lights by night
Policia e Kosovës ka arrestuar një person 18 vjeçar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një grabitje që ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë arbresh.info se arrestimi i tij është bërë sot rreth orës 15:00 në Prishtinë.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit Policor të Fushë Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 15.08.2021,në Fushë Kosovë. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: M.A . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Borovci
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet./arbresh.info/
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...