Me datë 02.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve rajonale e Policisë kufitare në Gjakovë, asistuar edhe nga njësia e migrimit dhe stacioni policor kufitar në Ponashec, në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të prokurorisë kompetente ka realizuar një kontroll në fshatin Novosellë e Epërme (Gjakovë).
Operacioni i kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse është kryer nën dyshimin për posedim të “dokumenteve zyrtare të falsifikuara” dhe kryerje te veprës penale “mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së, nga personi i dyshuar mashkull kosovar.
Gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar të lartcekur janë gjetur si prova materiale:
· Leje qëndrimi sllovene ( të dyshuara si të falsifikuar).
· Transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro)
· Para, Dy mijë e shtatë qind euro (2.700 euro), që dyshohet se janë marrë nga ankuesit.
Dyshohet se për një dokument zyrtar të leje qëndrimit slloven, viktimat kanë paguar rreth katër mijë e pesë qind euro (4.500 euro).
Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...