Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale.
“I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, shkruan arbresh.info.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh./arbresh.info/
Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të...
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 Qershorit janë përcaktuese për d...
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së
Limaj: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim
Kujtim Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dh...