Policia e Kosovës ka arrestuar 38 vjeçarin Ruhan Beha, Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban, nën dyshimin se ka ndikuar tek vartësit e tij për ta punësuar një person.
Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se personi po dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thonë Policia.
Ndërkohë, Reporteri.net merr vesh se kandidatja për të cilën kishte ndikuar Ruhan Beha, është vetë gruaja e tij. Ai donte që ta punësonte në kompaninë që ai drejton.
Policia thotë se personin në fjalë e ka dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...