Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren njofton se komisioneri i PDK-së në fshatin Korishë është arrestuar për sulm fizik ndaj një qytetari.
VV u ka bërë thirrje organeve të rendit që të merren seriozisht me rastin dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve, transmeton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prizren dënon ashpër sulmin fizik të komisionerit të Partisë Demokratike të Kosovës ndaj një qytetari në fshatin Korishë. Ky akt është shenjë e arrogancës dhe e kulturës së dhunës, e cila nuk ka vend në një proces demokratik.
Ftojmë organet e rendit që të merren seriozisht me rastin dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve tanë që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, pasi asnjë forcë, pushtet apo provokim nuk mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për të shprehur lirshëm dhe me dinjitet votën e tyre sot, si shprehje e së drejtës dhe së ardhmes që ata zgjedhin./Arbresh.info
Arrestohet komisioneri i PDK-së në Korishë të Prizrenit, dyshohet se sulmoi fizikisht një qytetar
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...