Katër persona që janë përleshur mes veti me 24 shkurt 2024 në Rahovec, janë arrestuar për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 70 gëzhoja ndërsa gjatë kontrolleve në shtëpitë e katër të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, shkruan Arbresh.info.
Katër të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec /24.02.2024-23:45 Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësorMe vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...