Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Fushë Kosovë, pasi është kapur duke drejtuar një motoçikletë që dyshohet të jetë e vjedhur.
Sipas njoftimit të policisë, pas pranimit të informatave për rastin, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Idriz Breznica”, ku përveç motoçikletës së parë, ka hasur edhe një motoçikletë tjetër skuter me targa vendore, e cila po ashtu dyshohet se është e vjedhur.
“Rr. “Idriz Breznica”, Fushë Kosovë 10.11.2025 – 22:05. Pas pranimit të informatave se një i mitur është duke e drejtuar një motoçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur, njësiti policor në atë lokacion përveç asaj motoçiklete ka hasur edhe një motoçikletë – skuter me targa vendore, e cila dyshohet po ashtu se është e vjedhur.
Dy motoçikletat janë sekuestruar dhe janë sjellë në stacion policor pasi ende nuk ka ndonjë ankues.
Gjatë verifikimit – kontrollit në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy thika. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur i cili pas intervistimit në prezencë zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”,thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...