Policia në Gjilan sot e ka arrestuar të dyshuarin B.A. për të cilin kishte fletëarrest.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ishte në një veturë me dy persona të tjerë, në parkingun e një moteli dhe ishte munduar t’i ik policisë në momentin e arrestimit.
“I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit”, thuhet në njoftim.
Në automjetin e B.A. janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim: një peshore elektronike, 70 euro, pesë gramë kokainë, 1.5 gramë marihuanë, si dhe dy telefonë mobilë,
Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit tre personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...