Është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit.
“Mbrëmë në orët e vona është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,“ tha prokurorja Disha-Haxhosaj për Kallxo.com.
Ajo nuk ka dashur të flasë me shumë rreth këtij rasti, sepse sipas saj hetimet janë në fazën fillestare.
Prokurorja tregoi se ka bërë kërkesë në gjykatë për caktimin e seancës për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Më 9 nëntor familja Pajaziti nga Stellci i Deçanit kishte raportuar në Policinë e Kosovë për zhdukjen e vajzës së tyre 24 vjeçares Donjeta Pajaziti.
Pas gjashtë javësh në bjeshkët e Stellcit u gjet një trup i pajetë që nga ekspertiza doli të jetë pikërisht i Donjeta Pajazitit.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...