Një person është arrestuar nën dyshimin për plagosjen e dy personave në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se i dyshuari është arrestuar për “Vrasje në tentativë”.
Sipas Ahmetit, pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, shkruan arbresh.info
“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, tha Ahmeti.
Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti./arbresh.info/

LEXO EDHE
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...