Gjykata themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.M. i cili dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-bashkëshortes.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Të pandehurit A.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri A.M. mund të përsëris veprën penale, ku i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes së tij”, njofton Gjykata.
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi