Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”
Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast nga këto veprime është krijuar dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me rastin personi i dyshuar me datën 14.04.2025 është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...