E plotësuar- Lajmin për arrestimin e Krasniqit e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet:
“Është arrestuar Frashër Krasniqi, drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
“Frashëri është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës. Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon. Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore.”
(I)
Me urdhër të EULEX-it para pak çastesh ka filluar arrestimi i një numri të madh të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndër të arrestuarit e parë është zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.Info, aktivisti i VV-së, Dardan Kuçi.
Ende nuk dihet arsyet e këtyre arrestimeve, meqë aksioni është duke vazhduar ende.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...