Dy persona me inicialet F.D dhe F.D janë arrestuar të dielën rreth orës 18:00 për një rast “Kanosje dhe Sulm”, në Prizren.
Lajmi për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë Bytyqi.
Raportohet se të arrestuar janë babë e bir, kryetar i partisë turke KDTP, Firim Damka dhe i biri i tij Fuat Damka.
Ndryshe, Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së./Arbresh.info
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...