Arrestimi i Dren Kukaj, me profesion jurist, u bë në stacionin policor nr 2 ku kishte shkuar për të kërkuar sqarime për arrestimin e Boiken Abazit, i cili u mor nga policët civilë në një lokal.
Dren Kukaj është dërguar në mbajtje, dhe i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë. Avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet.
Vetëvendosje thotë se “kjo valë e arrestimeve, deportimeve, rrahjeve nëpër stacione policore, thyerjeve të zyrave, linçimeve e shpifjeve përmes medieve të varura dhe organeve të propagandës, montimeve të akuzave të pavërteta dhe thirrjeve për dhunë e përndjekje nga ana e pushtetarëve më të lartë, është e gjitha e drejtuar kundër Vetëvendosjes” e cila pushtetin e cilëson “mizor e të pamëshirshëm, ndaj kësaj partie”, të cilën Vetëvendosje e quan “subjekt të vetëm që premton transformim rrënjësor dhe demokratizim të vendit”.
Por këto do të jenë ditët e fundit të këtij pushteti, parasheh VV.
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Rreth 4 milionë euro për QKMF-në e re në Suharekë