Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 42-vjeçarit sot në Skenderaj.
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 42 vjeçar në Skenderaj
B.I 33 vjeçar është arrestuar në Prishtinë dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.
“Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast. I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, policia sot ka arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me rastin. Arrestimi ka ardhur pas bastisjeve që janë kryer në shtëpitë e të dyshuarve./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...