Viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpër në menyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro.
Pas nje pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigursisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetuesit policor duke vepruar menjëherë dhe në bashkpunim të ngushtë me qytetarë kanë arrit të e identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990. Hetuesit policor janë duke punuar me intenzitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar. Te gjitha veprimet e marra jane bëre në konsultim me Prokurorin kujdestar/Depratamenti i krimeve te përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin per 48 orë, ndaj të dyshuares të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendren e ndalimit në Stacioni Policor Prizren.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...