Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, i dyshuar për veprën penale, Kanosje.
Siç njofton policia rasti kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt, ku 64-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“Në orët e mesditës të datës 27 shkurt 2025, në Stacionin Policor Skenderaj në është raportuar një rast me elemente të veprës penale “Kanosje”. Rasti kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt. Policia ka intervistuar ankuesin e gjithashtu edhe të dyshuarin dhe pasi janë ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore është njoftuar prokurori cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit V.H. 64 vjeçar, shtetas i Kosovës të iniciohet rasti për veprën penale ,,Kanosje” ku dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/


Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?