Arrestohet 38 vjeçari në Ferizaj

08:33 | 14 Dhjetor 2022
K.B

Policët e stacionit të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar A.B (M/K) i moshës 38 vjeçar, pasi që policët e stacionit Jugu të Prishtinës, e kishin ndaluar gjatë një ndalje në komunikacion ,dje rreth orës 10:00 në Prishtinë .

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej shtatë  muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në komunikatën e policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale