Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në Prishtinë, ku kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar me urdhëresë gjykate.
I arrestuari është K.D, 35-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohej për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas policisë, operacioni është kryer në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.
Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë veprimet për kapjen e personave të tjerë të kërkuar apo të dënuar për vepra penale, në mënyrë që të rrisë sigurinë publike.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...